Video

Presidentin austriak e kafshon qeni i homologes

Presidenti austriak është shfaqur në një takim të mëvonshëm me dorën e fashuar

E.K
Presidentin austriak e kafshon qeni i homologes
Presidenti kafshohet nga qeni

MOLDAVI- Vizita e Presidentit të Austrisë, Alexander Van der Bellen në Moldavi është shoqëruar me një incident të pandodhur më parë në nivelet e liderve të shteteve. Presidenti austriak u kafshua në dorë nga qeni i homologes së tij moldave, Maya Sandu.

Dy liderët po bënin një shëtitje në kopshtin e rezidencës presidenciale në Kishinau, kur presidenti austriak tentoi të përkëdhelte qenin e presidentes moldave, i cili mbahej nga një person i sigurisë. Kondruch, siç është emri i qenit të presidentit moldav, reagoi dhe kafshoi dorën e Van der Bellen.

Presidentja e Moldavisë Maya Sandu i kërkoi falje homologut të saj austriak për incidentin fatkeq, duke pasur parasysh se qeni ishte frikësuar nga prania e të huajve. Në një takim të mëvonshëm me kryetarin e parlamentit, Alexander Van der Bellen u shfaq me një fashë në dorën e dëmtuar, që tregon se kafshimi nuk ishte dhe aq i vogël.

 

Poll

MOS HUMB