
TIRANË- Shqiptarët lexojnë. Këtë e tregon më së miri pjesëmarrja e lartë e të rinjve dhe jo vetëm në Panairin e Librit, i cili këtë vit është në sezonin e tij të 26-të.
Zëri.ai ishte aty, për të ndjekur nga afër atë çfarë po ndodh në eventin më të rëndësishëm të librit në vend.
Po ashtu Blendi Fevizu (Autor i librit “Takimet e mia me…”) dhe Ben Blushi (Autor i librit “Komploti”) rrëfyen për mikrofonin e Zëri.ai, përjetimet e tyre në panair dhe ndanë detaje nga librat e publikuar.
Po qytetarët, cilat libra pëlqejnë më shumë? Kush janë autorët e tyre të preferuar? Dhe kujt i dhuruan libra? Ndjekim përgjigjet e tyre./Zëri.ai