
GANA- Ruby Akakpo, nëna e futbollistit të ndjerë ganez Raphael Dwamena është shprehur e shkatërruar me vdekjen e djalit të saj. Dwamena u rrëzua dhe vdiq gjatë një ndeshje të ligës në Shqipëri pasditen e së shtunës, teksa skuadra e tij, Egnatia po luante ndaj Partizanit.
-
Historia e trishtë e Raphael Dwamena-s
13 Nëntor, 17:53
Duke folur në Onua FM/TV mbi vdekjen e Raphael Dwamena-s, Ruby Akakpo tha se familja ishte e tronditur kur lajmi shpërtheu në mediat sociale.
“Një ditë para ndeshjes, ne nuk folëm, por menjëherë sapo ndeshja mbaroi, ai më bëri një telefonatë nga dhoma e zhveshjes për të më treguar se çfarë ndodhi, atëherë unë lutesha dhe e bekoja. Ai është i pari nga tre fëmijët e mi dhe forca ime, kështu që kam humbur vërtet një thesar,”-tha ajo.
Ajo iu lut ganezëve që të mbështesin familjen në këtë moment të vështirë. Ndërsa e motra, Yyonne që u desh të nxirrej me urgjencë nga studio dhe të dërgohej në spital pasi humbi ndjenjat. Paçka se e ëma e kishte braktisur në vegjëli dhe sulmuesi u rrit nga gjyshja, ata së fundmi kishin vendosur kontakte mes tyre.
Shikoni videon më poshtë:
Ish-sulmuesi i Real Zaragozës pësoi një atak në zemër në minutën e 24-të të ndeshjes së ligës KF Egnatia kundër FK Partizanit dhe më pas ndërroi jetë. Futbollisti i ndjerë ganez vdiq në fushë pas 23 minutash lojë të shtunën e kaluar, ngjarje që tronditi futbollistët dhe dashamirët e futbollit në mbarë botën./Zëri.ai