
TIRANË- Vdekja e Raphael Dwamena-n ka lënë shenjë në futbollin shqiptar dhe sidomos me skuadrën e Egnatias në Shqipëri. Ndonëse vazhdimisht përcillte pozitivitet, përtej faktit që vuante nga zemra dhe kishte pësuar dy atake kardiake që e penalizonin shumë, jeta e 28-vjeçarit nga Gana nuk kishte qenë aspak e lehtë.
Në një intervistë që kishte dhënë për medien zviceriane “NZZ” më 19 tetor 2022, rreth një vit më parë, ganezi kishte rrëfyer jetën dhe fëmijërinë e tij, e cila kishte shumë dhimbje. Ai tregoi se gjithçka filloi në Nkaukau, një qytet i vogël në Gana, ku u rrit nga gjyshja e tij pasi prindërit e braktisën. Sipas rrëfimit që ai vetë bëri, kur takoi prindërit, nëna e pyeti: Sa vjeç je?.
Pra as nuk e mbante mend se kur e kishte sjellë në jetë të birin. 14 vjeç nisi rrugëtimi i tij me futbollin, dashuri që ndali bashkë me zemrën e tij. Zëri.ai ka përgatitur një përmbledhje shkurt të jetës së tij, ndaj ndiqeni.../Zëri.ai