Video

Liqeni rozë në Hawaii

Dy javë më parë, stafi në strehën e kafshëve të egra vuri re se uji në liqen kishte marrë këtë ngjyrë të çuditshme.

k.m.
Liqeni rozë në Hawaii
Pamje nga Hawaii

MAUI- Një liqen në Strehën Kombëtare të Kafshëve të Egra Kealia Pond në Maui, Hawaii është kthyer ngjyrë rozë, fenomen të shkaktuar nga prania e halobaktereve. Këto halobaktere lulëzojnë në ujë me nivele jashtëzakonisht të larta kripe.

Dy javë më parë, stafi në strehën e kafshëve të egra vuri re se uji në liqen kishte marrë këtë ngjyrë të çuditshme.

Testet treguan se "fajtori" ishte halobakteret, një lloj organizmi njëqelizor që lulëzon në trupat ujorë me nivele të larta kripe, më shumë 70 njësi për 1000, dyfishi i ujit të detit. E kombinuar me thatësirën, e cila klasifikohet si "e rëndë" në pjesën më të madhe të qarkut, kripësia e liqenit krijoi kushte ideale për rritjen e halobaktereve.

Nëse bëhet fjalë për halobaktere , atëherë uji nuk është i rrezikshëm për shëndetin publik. Mikroorganizmat nuk mund të mbijetojnë në trupin e njeriut sepse nuk ka kripë të mjaftueshme,”- vuri në dukje Dr. Shilanditya Dasarma, një profesore në departamentin e mikrobiologjisë dhe imunologjisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Maryland, për New York Times.

Megjithatë, zyrtarët kanë udhëzuar vizitorët që të mos hyjnë në ujë , të mos hanë peshk nga liqeni dhe të mos lejojnë kafshët shtëpiake të pinë ujë prej basenit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB