
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden, pas një debati të ashpër me rivalin e tij kryesor në zgjedhjet e ardhshme, Donald Trump, shkoi për të blerë...vafle në Atlanta! Biden mori gruan e tij, Jill për të ngrenë një vakt të ëmbël pas debatit. Por sigurisht që atje gjeti gazetarë që e morën në "pyetje" për debatin që sapo kishte përfunduar.
"Është e vështirë të debatosh me një gënjeshtar. Kam një dhimbje në fyt,"-tha Biden.
Pas debatit të djeshëm, në media u raportua se Biden kishte një performancë shumë inferiore kundrejt Trump dhe parashikohet se kundër tij të nisë presion i paprecedentë nga brenda partisë së tij për t'u tërhequr në favor të një kandidati tjetër. E gjitha po ndodh kur kanë mbetur saktësisht 130 ditë deri në zgjedhjet e ardhshme./ZËRI