Video

Konflikt për qenin! Fqinji plagos çiftin e bashkëshortëve

Shkak i konfliktit mes autorit dhe dy të plagosurve është bërë qeni i çiftit. Autori ishte shqetësuar nga të lehurat dhe zhurmën që krijonte qeni në lagje.

F.m
Konflikt për qenin! Fqinji plagos çiftin e bashkëshortëve
Rrogozhinë

TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Gosë të Rrogozhinës. Shpëtim Osma ka qëlluar me armë zjarri dy komshinjtë e tij, Sami dhe Nadire Disha, duke i plagosur. Shkak i konfliktit mes autorit dhe dy të plagosurve është bërë qeni i çiftit. Autori ishte shqetësuar nga të lehurat dhe zhurmën që krijonte qeni në lagje. Osma ka deklaruar para hetuesve se i ka kërkuar familjes Disha të heqë qenin, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Më pas 56-vjeçari ka marrë armën për të qëlluar drejt qenit, por plumbat kapën dy bashkëshortët.

Poll

MOS HUMB