Video

Klaudio Prendi u vra nga një grup i strukturuar kriminal

Të dy ishin konfliktuar fizikisht në rrugën “Mustafa Matohiti”, të njohur ndryshe si “rrugica e Salës”. Shkak i sherrit besohet se ka qenë një shumë prej 15 mijë eurosh që viktima ia kishte marrë borxh Kleos.

F.m
Klaudio Prendi u vra nga një grup i strukturuar kriminal
Klaudio Prendi

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë për vrasjen e Klaudio Prendit. Dosja për ekzekutimin e të riut pak ditë më parë i ka kaluar Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi ka dyshime se ekzekutimi është kryer nga nga një grup i strukturuar kriminal. Por ende nuk bëhen me dije detaje të tjera nga të dhënat që ka grumbulluar deri më tani organi i akuzës. Për vrasjen e të riut, Policia e Tiranës po skanon edhe një personazh që njihet në kryeqytet si “Kleo i Freskut”. Sipas raportimeve të deritanishme, Klaudio Prendi ka pasur një konflikt me “Kleon e Freskut”, gati 5 ditë para se të ndodhte ekzekutimi i 30-vjeçarit. Të dy ishin konfliktuar fizikisht në rrugën “Mustafa Matohiti”, të njohur ndryshe si “rrugica e Salës”. Shkak i sherrit besohet se ka qenë një shumë prej 15 mijë eurosh që viktima ia kishte marrë borxh Kleos. E vetmja gjë që dihet për Kleon është se kishte lidhje miqësore me dy vëllezërit, Leonard dhe Erlis Duka. Të tjera burime kanë treguar për Policinë e Shtetit se i riu ishte i dhënë pas lojërave të fatit dhe merrte para me fajde. Ndërkohë një pistë e dytë është dhe ajo e verifikimit të informacioneve se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së babait të viktimës, pasi Fran Prendi ka punuar për disa vite me rradhë si gjyqtar i Krimeve të Rënda dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Poll

MOS HUMB