
DONBAS – Kërcënimet kundrejt Kosovës nga pala serbe sa vijnë dhe shtohen. Një mercenar serb, që po lufton në Dunbas të Ukrainës, ka thënë se destinacioni i radhës për ta do të jetë Kosova. Në një video të postuar në Telegram, serbi dëgjohet duke thënë se “do të largojnë pushtuesit e NATO-s nga Kosova”.
“Zoti i ruajt vëllezërit serbë. Po bëjmë deklaratë nga Donbasi, në kufirin e mbrojtjes së atdheut të dytë të nënës Rusi. Përfitoj nga rasti për të falënderuar të gjithë njerëzit që na mbështesin dhe dëshiroj të shpreh kënaqësinë time që jam këtu.
Gjëja tjetër që dua të them është se dëshirojmë t’i përshëndesim të gjithë vëllezërit në Kosovë dhe t’u bëjmë të ditur se nuk janë vetëm. Ne jemi sot këtu, me dëshirën e Zotit që të largojmë pushtuesit NATO nga Kosova. Destinacioni i radhës është Kosova. Kaq nga ne, Serbia”, ka thënë ai në videon e postuar në Telegram.
???????????????? Serbian volunteers report from Donbass:
— DD Geopolitics (@DD_Geopolitics) January 14, 2024
"We would like to greet all the brothers in Kosovo, and let them know that they are not alone.
We are here today, God willing, to get rid of the NATO occupiers from Kosovo. The next destination is Kosovo!"
Kosovo is Serbia.… pic.twitter.com/T68CpknhrY
Kosova është përfshirë nga tensionet dhe konflikti kohët e fundit. Më e freskët është ngjarja e rëndë në Banjskë të Zveçanit, ku një grup terroristësh serbë sulmuan Policinë e Kosovës dhe vranë rreshterin Afrim Bunjaku. Pasi grupi nuk dëgjoi të vetëdorëzohet, policia qëlloi mbi ta dhe vrau 3 agresorë./ZËRI/