
TIRANË- Kontrollet e policisë për kërkimin dhe vënien para drejtësisë së autorit të vrasjes së Gëzim Sinomatit, kanë çuar pas hekurave biznesmenin Sino Llanaj. Ai është ndaluar në autostradën “Fier-Vlorë” dhe pas kontrollit i është gjetur një armë zjarri në makinë.
Llanaj është një biznesmen i njohur në fushën e ndërtimit, por ka qenë shumë herë pjesë e kronikës pasi është denoncuar për shkak të problemeve që ka pasur me pallatet dhe apartamentet që ka nxjerrë në shitje. Në vitin 2021, gjatë një përplasje me bodygardët e ortakut të tij, Llanaj mbeti i plagosur me armë zjarri në zonën e ish-Parkut. Në vitin 2022, vëllait të tij, Dritan Llanaj, i dogjën makinën që ishte në parkim.