Video

Këlliçi i kërkon sqarim Dyrmishit, prokurori: S'të vras!

Edhe pse bie dakord me të, sërish duket se Arnisa nuk e beson.

k.m.
Këlliçi i kërkon sqarim Dyrmishit,
Arnisa Këlliçi dhe Adriano Dyrmishi

TIRANË- ZËRI ka siguruar ballafaqimin mes gjyqtares Arnisa Këlliçi dhe prokurorit Adriano Dyrmishi. Me kërkesë të gjyqtares, ai i shkoi në zyrë dhe mes puthjeve dhe përqafimeve i kërkon falje. Edhe pse disa herë Arnisa i kujton se e ka shqetësuar shumë, atë dhe bashkëshortin e saj, ai e ndërpret gjithmonë duke ngulur këmbë se ka qenë i pirë. Po ashtu, prokurori i përmend disa herë se Këlliçi i ka shpëtuar jetën por nuk përmendet se përse.

"Një njeri që të shpëton jetë nuk vritet. Ti më shpëtove jetën."

Gjithashtu i liston edhe momentet e vështira në familje që e çuan që të gjente strehë tek pijet alkoolike. Por edhe pse bie dakord me të, sërish duket se Arnisa nuk e beson. Megjithatë i kërkon që të sqarohet edhe me kancelarin e Gjykatës (e përmendin me emrin Donald), sepse ndryshe është turp. Gjatë bisedës përmendin edhe persona të tjerë, mes tyre edhe ish-gjyqtarin me të cilin dyshohet se gjyqtarja ka pasur një marrëdhënie romantike. Madje edhe për ta ZËRI ka siguruar mesazhet që kanë shkëmbyer dhe kërcënimet që "X" i ka bërë Këlliçit. 

"Ai më i zgjuari në këtë mes,"-thotë Këlliçi për "X". Por përse? Si futet ai në këtë histori dhe cila ishte kjo dosje, e cila ka ndikuar dhe ka shfazuar aq shumë prokurorin saqë kërcënoi mikeshën e tij? Nuk dihet nëse Prokuroria i ka këto përgjime të regjistruara nga Këlliçi, por deri më tani asnjë nga këto pyetje nuk ka marrë përgjigje.

Ç'ka ndodhur me gjyqtaren?

Fillimisht ishte kancelari i gjykatës (Donaldi ai që përmendet në bisedë) ai që bëri një kallëzim ndaj prokurorit Adriano Dyrmishi. Ky i fundit dyshohet se e ka telefonuar kancelarin, e ka fyer dhe më pas ka përmendur dhe gjyqtaren Këlliçi në telefonatë. Lajmi u publikua në media dhe gjyqtarja u mor në mbrojtje. Sot, Prokuroria e Tiranës vendosi sot nën akuzë gjyqtaren Arnisa Këlliçi, për falsifikim dhe kallëzim të rremë, duke pretenduar se letra kërcënuese që ajo denoncoi ishte shkruar prej vetë asaj. Ky vendim i prokurorisë së Tiranës erdhi pasi gjyqtarja kërkoi që çështja të hetohej në një tjetër prokurori, pasi prokurori Dyrmishi të cilin ajo e akuzoi si kërcënues punon në këtë prokurori./ZËRI

Poll

MOS HUMB