
TIRANË- Autoshkollat në vend paralajmërojnë rritje 25 deri në 43% të tarifës për ndjekjen e kursit të patentës. Nga 5 shkurti, u rritën tarifat për regjistrimin praktik të kandidatëve për leje drejtimi të kategorisë B, gjë që ngarkoi me kosto bizneset e autoshkollave, pasi tarifa parapaguhet prej tyre jo nga kursantët.
Në këtë situatë, bizneset e autoshkollave paralajmërojnë rritje të tarifës për ndjekjen e kursit teorik dhe praktik të lejes së drejtimit nga 35,0000 lekë deri në 40,000 lekë që është aktualisht në 50,000 lekë (rritje prej 10,000 deri 15,000 lekë). Me këto shifra, Shqipëria po kap Greqinë, ku kursi i ndjekjes së patentës kushton 700 euro.