
KOSOVË- Mjaftoi një foto për të shkatërruar një mission. Katër specialistë të shërbimit sekret në Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes ishin në një mision sekret zbulimi në Kosovë, por janë vetë-ekspozuar. Ata morën pjesë në një takim, në fund të të cilit është shkrepur dhe një foto.
Dhe pikërisht ky imazh ka ekspozuar katër specialiatë në Kosovë me detyrë tepër sekrete. Njëri prej tyre njeriu më i rëndësishëm në këtë mision, me detyrë shef sektori në AISM, është ish-zyrtar i SHISH me detyra të mëparshme në "Drejtorinë Merlin" dhe drejtorinë vendore të SHISH në Elbasan.
Personi tjetër vjen nga sektori i analizës në Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.
Një ish-ushtarak i lartë thotë se ky është një skandal dhe një dhuratë me shumë vlerë për palën tjetër kundërshtarë në terren, për të cilën këta zyrtarë të AISM paguhen dhe ku duhet të prevalonte të qenurit tejet diskret. Madje, sipas tij, ata duhet të hynin dhe dilnin nga Kosova për këtë operacion zbulimi tërësisht ilegalisht dhe me identitete të tjera të paktën siç është vepruar në të shkuarën e jo të ekspozoheshin nga kjo foto.
I njëjti burim theksoi se kjo foto ku dalin edhe antarët e AISM tregon amatorizëm të theksuar dhe aprofesionalizëm total nga pikëpamja e rregullave, të cilat duhet të përmbushin zyrtarët e AISM në misione të tilla jashtë Shqipërisë.