Video

Kapet duke pirë kafe vëllai i Nardi Idrizit

Nga ana tjetër, Fatbardh alias Nardi Idrizi është ende në kërkim. Emrin e dytë, Fatbardhi e mori nga i vëllai. Djali i tretë i familjes Idrizi, Leonardi, ka qenë pjesë e bandës së Çoles dhe është vrarë. Pas vdekjes së tij, Fatbardhi vendosi të vetëquhej Leonard.

k.m.
Kapet duke pirë kafe vëllai i Nardi Idrizit
Gjoni Idrizi dhe Fatbardh alias Nardi Idrizi

GREQI- Gjoni Idrizi, vëllai i Fatbardh alias Nardi Idrizi, i cili është shpallur në kërkim për plagosjen e tre grekëve është vënë në pranga nga autoritetet greke. Gjoni Idrizi ishte dënuar për grabitje me armëdhe i ishte caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ nga autoritetet shqiptare. Por, ai ndodhej në Greqi ku lëvizte pa asnjë problem dhe shijonte jetën pa u kufizuar.

Nga ana tjetër, Fatbardh alias Nardi Idrizi është ende në kërkim. Emrin e dytë, Fatbardhi e mori nga i vëllai. Djali i tretë i familjes Idrizi, Leonardi, ka qenë pjesë e bandës së Çoles dhe është vrarë. Pas vdekjes së tij, Fatbardhi vendosi të vetëquhej Leonard.

Mediat greke shkruajnë se pavarësisht se është shpallur në kërkim, ai ndodhet në Greqi, në pritje të një ndihme nga grupet kriminale për tu arratisur drejt Turqisë ose Maltës. Fatbardh Idrizi është përfshirë në grabitje me armë të pikave të karburanteve, kazinove dhe bankave. Në vitin 2012, ai u vu në pranga pasi u përplas me armë zjarri me policinë. Një vit më vonë, u dënua me 13 vjet burg po u lirua në vitin 2020, para se të mbaronte dënimin. Gjë që shkaktoi bujë të madhe në Shqipëri, pasi 18 zyrtarë të burgjeve u akuzuan se paguheshin prej tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB