
TIRANË- Grupi i Rithemelimit ka thirrur sot një protestë në ambientet e jashtme të Kuvendit, e cila do të zhvillohet paralelisht me seancën plenare që do të mbahet në orën 17:00. Në protestë pritet që të mungojnë deputetët e grupimit të Bardhit, për shkak se protesta do të zhvendoset nga Kuvendi drejt banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Rreth 20 deputetë të opozitës janë përjashtuar nga seanca e sotme plenare, për shkak të akteve të dhunshme në seancat e kaluara. Kjo pritet që të bëhet shkak dhe për përplasjen e tyre me punonjësit e gardës, të cilët kanë marrë urdhër që të mos i lejojnë të futen në sallë.
Kjo është protesta e parë e thirrur nga opozita jashtë Kuvendit, që pas arrestit të Berishës në datën 30 Dhjetor.