Video

Katastrofa me dy viktima, babait iu këput gjymtyra, djali u gjet pa rroba

Babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxha, manovratorë, kanë qenë duke ngritur me vinç dy bombula oksigjeni që do të përdoreshin për saldime në çatinë e magazinës (kapanonit).

F.m
Katastrofa me dy viktima, babait iu këput gjymtyra, djali u gjet pa rroba
Deputeti Bujar Çela dhe viktimat Roland e Elidon Hoxha

TIRANË- Roland Hoxhës iu këput njëra gjymtyrë teksa punonte me vinç në firmën e deputetit Bujar Çela, ndërsa djali i tij, Elidon Hoxha u gjet pa rroba. 20-vjeçari kishte pësuar djegie të mëdha dhe si pasojë e plagëve të marra e kishte të pamundur të mbijetonte. Gazetari Merin Maçi i ftuar në studion e emisionin Opinion është shprehur se shpërthimi ka qenë aq i fortë saqë gjymtyra e viktimës është gjetur rreth 40 metra larg vinçit. Të plagosur mbetën 7 persona të tjerë, mes të cilëve edhe deputeti Çela i cili ndodhej në vendngjarje në momentin e shpërthimit. Sipas dosjes ambienti ishte në pronësi të deputetit të PS-së, Bujar Çela dhe shfrytëzohej edhe nga Shaqir Kasapi, i cili kishte marrë me qera biznesin e Çelës, ku prodhon xhama, profile alumini, dyer e dritare, nga Saimir Korreshi, i cili kishte biznesin COCA-COLA me pije të ndryshme dhe Bujar Lila, i cili ka një filial tregtie me profile alumini. Fillimisht dyshohej se shpërthimi të kishte ardhur si pasojë e tensionit të lartë, por më pas ekspertët dolën në përfundimin se shkak për shpërthimin është bërë njëra nga 2 bombolat që po transportoheshin me vinç. Babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxha, manovratorë, kanë qenë duke ngritur me vinç dy bombula oksigjeni që do të përdoreshin për saldime në çatinë e magazinës (kapanonit). Njëra prej tyre ka rënë dhe ka shpërthyer duke sjellë vdekjen e dy punonjësve.

Poll

MOS HUMB