Video

Klodian Çopja, 'mbreti i kokainës' në Angli vjen në Shqipëri

Mediat britanike shkruajnë se një në tre persona në Elbasan kanë lidhje financiare me grupet kriminale.

F.m
Klodian Çopja, 'mbreti i kokainës' në Angli vjen
Klodian Çopja

TIRANË- Klodian Çopja, 36 vjeç, i konsideruar si mbreti shqiptar i drogës do të ekstradohet në vendin tonë për të shlyer në Shqipëri dënimin e mbetut me 17 vite burg. Ai u burgos në vitin 2017 pasi policia shkatërroi një rrjet prej 150 milionë paundësh që përmbytën Londrën dhe juglindjen e vendit me kokainë. Çopja kaloi katër vjet në arrati para se të kapej në kufirin Greqi-Shqipëri me një pasaportë false dhe të ekstradohej në Britani për t'u gjykuar. Me riatdhesimin e tij në Shqipëri, u kursehen dhjetëra mijëra paund taksapaguesve britanikë. Klodian Copja është me origjinë nga Elbasani, qytet ku kanë lindur edhe shumë anëatrë të grupit të tij.

Mediat britanike shkruajnë se një në tre persona në Elbasan kanë lidhje financiare me grupet kriminale. Në Elbasan janë tre grupe kriminale të lidhura me drogën në Angli nga ku ai i Klodjan Copajt është më i fuqishmi dhe të gjithë përshkruhen si të paprekshëm pasi e kanë blerë shtetin”. “Daily Mail” shprehet se ka parë dhe regjistrin e bizneseve shqiptare nga ku rezulton se lokali “Living” i Klodjan Copjas që ndodhet në Elbasan, është regjistruar në emrin e nënës së tij 62-vjeçare.

Poll

MOS HUMB