Video

“S'ka gjë bija ime, të goditi Messi”/ Reagimi i babait bëhet viral

E mitura ndodhej në tribunën e stadiumit DRV PNK duke ndjekur ndeshjen së bashku me prindërit e saj, kur u qëllua nga topi.

k.m.
“S'ka gjë bija ime, të goditi Messi”/ Reagimi i
E mitura

SHBA- Legjenda e futbollit, Lionel Messi qëlloi aksidentalisht me top një vajze të vogël gjatë fitores 5-0 të Inter Miami ndaj Orlando City në MLS. E mitura ndodhej në tribunën e stadiumit DRV PNK duke ndjekur ndeshjen së bashku me prindërit e saj, kur u qëllua nga topi.

Por ishte reagimi i babait të vajzës, ai që u bë viral në rrjetet sociale. Në një video të publikuar ai dëgjohet duke i thënë të bijës: Është në rregull dashuria ime, nuk ka gjë se Messi të goditi. Asgjë nuk ndodhi.

VIDEO NGA MOMENTI: 


Mirëpo e mitura, nuk i mbajti dot lotët...ndoshta sepse nuk e kupton sesa me fat është që mori në shtëpi topin e prekur nga këmba e artë e Messit./ZËRI

Poll

MOS HUMB