
TIRANË- Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë janë denoncuar nga bashkëshortet e tyre për dhunë. Ngjarjen e ka zbuluar gazetarja Anila Hoxha. E ftuar në emisionin “Zona Zero”, pa i përmendur me emër ligjvënësit shqiptarë që ishin dhunues, ajo tregoi qasjen e tyre me drejtësinë. Teksa përballeshin me ligjin, përballë gjyqtarit Adriatik Boxhi, gazetarja tregoi se me të hyrë në sallën e gjyqit, deputetët nuk e fshihnin statusin e tyre. E madje, kërkonin trajtim të veçantë vetëm për faktin që ishin deputetë. Megjithatë, të dyja çështjet janë pushuar pasi bashkëshortet e tyre i kanë tërhequr paditë.