
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Baçi është pyetur në lidhje me aksionet që ka në kompleksin turistik “Diamond Hill”, i cili ndodhet në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.
Ndaj deputetit demokrat, është depozituar një kallëzim në SPAK nga Aredin Behari, një person që i shpëtoi dy herë atentatit me armë i organizuar nga Skerdi Tasi, Henrik Hoxhaj dhe i financuar kundrejt 80 mijë euro nga Albert Pashaj, që tashmë është arrestuar nga prokuroria. Gjatë viteve 2010-2012, Luan Baçi ka hedhur rreth 1.5 milionë euro në kompaninë private "Geral AM", para të cilat nuk u dihet burimi dhe nuk janë deklaruar në ILDKPKI.
Kjo është hera e dytë që Baçi thirret në SPAK, pasi dhe në muajin Nëntor të vitit të kaluar ai është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm./ZËRI