Video

5 orë terror! Babai mban peng dy fëmijët e mitur

Pas 5 orësh negociata, 2 fëmijët janë liruar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa babai i tyre u vu në pranga.

F.m
5 orë terror! Babai mban peng dy fëmijët e mitur
Aleks Marku

TIRANË- Aleks Marku, 40 vjeç, me origjinë nga Lezha ka mbajtur peng fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç, në një banesë që e kishte marrë me qera javore në Durrës. Për pesë orë me radhë fëmijët kanë përjetuar tmerr teksa të rrethuar dhe nga forcat RENEA shikonin babain e tyre që qëllonte me armë brenda banesës. Të shtënat alarmuan banorët e zonës të cilët njoftuan policinë. Pas 5 orësh negociata, 2 fëmijët janë liruar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa babai i tyre u vu në pranga. Marku portretizohet nga të afërmit si një person me probleme, që ushtronte edhe dhunë në familje, ndaj e shoqja kishte vendosur që të largohej drejt Italisë. Duke qenë se ajo është larguar, ai ka marrë fëmijët me forcë nga Lezha dhe është zhvendosur në Durrës. Dy herë, bashkëshortja e tij ka kërkuar urdhër mbrojtjeje, por më pas nuk është paraqitur në seancën në Gjykatë. Edhe në Itali, Marku ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

 

Poll

MOS HUMB