Video

Si u grabitën dosjet e mikrokredive të ‘Zig’ në Ministrinë e Drejtësisë

Çështja është referuar në Prokurorinë e Tiranës, por deri më tani, edhe pse kanë kaluar dy vite, nuk ka zbardhur asgjë. Çudia qëndron në faktin se edhe kamerat e sigurisë së insitucionit ishin fikur në ditën e ngjarjes. A kanë pasur bashkëpunëtorë ‘grabitësit’?

F.m

Si u grabitën dosjet e mikrokredive të ‘Zig’ në

TIRANË- Dhjetra dosje përmbarimi, të gjitha të shoqërisë “Zig”, të një kategorie biznesmenësh që kishin kredi te bankat Societe General Bank, Banka Kombëtare Greke (NBG), Alpha Bank dhe Union Bank, janë vjedhur në Ministrinë e Drejtësisë gjatë festave të nëntorit të vitit 2022. Prapaskena shkruan se në nëntorin e vitit 2019, Arben Meskuti që ka krijuar një rrjet kompanish si Consulting Company, Final, Micro Credit Albania (MCA), ADCA, ZIG, FLASH, FS, Re/Plus, Re/Max, ka dorëzuar disa thasë me dosje të kompanisë “Zig” në Ministrinë e Drejtësisë, pasi iu hoq licensa e përmbaruesit. Në ato thasë kishte edhe dosje të blera nga Micro Credit Albania e Olsi Ibros. Por ky skandal, nuk është raportuar asnjëherë nga Ministria e Drejtësisë. Raportimet tregojnë se dera e arkivës së ministrisë u gjet e shqyer dhe Policia e rrethoi me shirita arkivën për disa muaj, si skenë krimi, si dhe sekuestroi pajisjen Regjistruese (DVR) për kamerat e sigurisë që vëzhgonte brenda ambienteve të institucionit. Çështja është referuar në Prokurorinë e Tiranës, por deri më tani, edhe pse kanë kaluar dy vite, nuk ka zbardhur asgjë. Çudia qëndron në faktin se edhe kamerat e sigurisë së insitucionit ishin fikur në ditën e ngjarjes. A kanë pasur bashkëpunëtorë ‘grabitësit’? Njëra prej tyre dyshohet se ka qenë punonjësja A.A që dyshohet të ketë pasur njohje me Meskutin dhe Ibron në grabitjen e dhjetra dosjeve të shoqërisë “Zig”. Një vit më vonë, Manja urdhëroi që të bëhej një inventarizim i dosjeve të “Zig” që ndodheshin në arkivë dhe 100 punonjësit e shërbimit të provës dhe burgjeve dolën në përfundimin se mungonin dhjetëra dosje biznesmenësh. Por, asgjë s’u bë publike!

Poll

MOS HUMB