Video

Atentat bashkëpunëtorit të ‘zotit të drogës’, Elvis Demçe

Kush ishin autorët dhe porositësit e atentatit së mbrëmjes të së shtunës, mbetet ende një enigmë për hetuesit italianë. Ambicia e Tei-t për të “zaptuar” tregje të reja të drogës shkaktoi pakënaqësi deri në pikën e prishjes së ekuilibrave delikate.

F.m
Atentat bashkëpunëtorit të ‘zotit të
Giancarlo Tei

ITALI- Giancarlo Tei, i njohur si bashkëpunëtor i afërt i ‘zotit shqiptar’ të drogës Elvis Demçe, ka rënë pre e një atentati me armë zjarri në Romë. Ai u qëllua teksa ecte në këmbë dhe dëshmitarët tregojnë se kërkonte dëshpërimisht nënën e tij, dhe bërtiste për ndihmë, sikur të ishte ende një fëmijë. 27-vjeçari Giancarlo Tei ka qenë i akuzuar për vrasje, dhe ishte shumë pranë arrestimit disa ditë më parë. Ai është njeriu kyç në menaxhimin e trafikut të drogës në bashkëpunim me bosin e rrezikshëm shqiptar Elvis Demçe por edhe me bandat e fuqishme kalabreze të San Luca. Kush ishin autorët dhe porositësit e atentatit së mbrëmjes të së shtunës, mbetet ende një enigmë për hetuesit italianë. Ambicia e Tei-t për të “zaptuar” tregje të reja të drogës shkaktoi pakënaqësi deri në pikën e prishjes së ekuilibrave delikate. Ai kishte bërë marrëveshje dhe mbante kontakte me njerëz të njohur të botës së krimit, duke filluar nga Vincenzo Vallante, i njohur si “Naruto” dhe krahu i tij i djathtë Pietro Longo. Policia nuk përjashton as përplasje të mundshme që i riu mund të ketë me komunitetin maroken, të cilët janë zgjeruar ndjeshëm në trafikun e drogës në Itali.

Poll

MOS HUMB