
GREQI- Hetuesit grekë janë të bindur se Sidorel Prendi alias Roan Brahimi është eliminuar për shkak të përplasjeve që ka pasur në Shqipëri. Sipas raportimeve të mëparshmë nga mediat greke, në dijeni të vizitës së Brahimit në Greqi, nuk ka qenë as partnerja e tij Katerina Beqo, me të cilën kishte një djalë 7-vjeçar. 32-vjeçari prej kohësh jetonte në Dubai, dhe njihej për miqësinë me disa personazhe të botës së krimit, që e kanë zhvendosur aktivitetin e tyre nga Shqipëria në Emiratet e Bashkuara Arabe. Brahimi dyshohet se bënte jetë të dyfishtë, pasi dhe një Shqipëri ka familje, grua dhe fëmijë. Ai cilësohej si kundërshtar i Ervis Martinajt, bosit të zhdukur të lojërave të fatit dhe ka qenë i dyshuar për atentatin e ndodhur në mbikalimin e Milotit ku mbeti i vdekur kushëriri i parë i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij. Gjithashtu dyshohet se ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj Ylli Ibrahimit ku mbeti i vrarë Klisman Preçi.