GREQI-Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me ekzekutimin e Roan Brahimit alias Sidorel Prendit, tre ditë më parë në Greqi. Mësohet se ai është kunati i Ilir Beqarajt, i cili akuzohet se ka qenë transportues i grupi të vrasësve që ekzekutuan Gentjan Bejtjan në oborrin e banesës në Larushkë. Kështu shtohen dyshimet se ai mund të ketë pasur "gisht" dhe në ekzekutimin e Bejtjas. Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi ndodhet në burg, së bashku me Edison Haxhiun. Për vrasjen e Gentjan Bejtjas dyshohet se pajtuan qitës nga Vlora, ndërkohë vrasja dyshohet se është porositur në Dubai, aty ku dhe fshihej Roan Brahimi prej disa kohësh.
Sidorel Prendi njihet si njeri me rekorde kriminale në qarkun e Lezhës dhe me lidhje të forta me grupet kriminale./ZËRI