
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e dy vajza të reja nga Ukraina janë gjetur të vdekura në kryeqytet, në zonën që njihet si ‘Selvija’. Antonina Kozachenko 25 vjeçe dhe Anastasia Lopukhova 40 vjeçe u gjetën të pajeta nga shoqja e tyre e dhomës. Dëshmia e shoqes së tyre, Yeva Vorona ka hedhur dritë mbi zbardhjen e ngjarjes. Ajo ka treguar se kanë qenë të treja së bashku dhe se kanë konsumuar alkool, por dy të rejat kanë konsumuar edhe medikamente qetësuese. 21-vjeçarja ka rrëfyer se njëra prej tyre vuante nga zemra, dhe tjetra nga epilepsia. Sipas dëshmisë, ajo tregon se kur është zgjuar nga gjumi i ka gjetur të dyja shoqet pa jetë, dhe më pas ka njoftuar policinë.
"Antonian dhe Anastasian i kam shoqe. Erdhën në Shqipëri për pushime. Në mbrëmje nisëm të pimë alkool të treja. Vajzat kanë pirë edhe qetësues metadol dhe një medikament tjetër në formë tretësire që nuk e di çfarë ishte. Kemi vijuar për disa orë të pimë me pas më zuri gjumi. Kur u zgjova i kam parë pa jetë dhe njoftova policinë. Nga sa informacione kam Antonia ka pasur probleme me zemrën ndërsa Anastasia ka vuajtur nga epilepsia,"-u shpreh ajo.
VIDEOJA E ZËRIT: