Video

Ergysi i dogji rrobat Almës dhe i bëri “bllok”

Gazetarja tha gjithashtu se Erdgysi i kishte dërguar dhe një mesazh të motrës, të cilës i kishte kërkuar llogari se përse nuk i kishte treguar se Alma e kishte parë me të dashurën.

F.m
Ergysi i dogji rrobat Almës dhe i bëri “bllok”
Erdgys Arrazi dhe Alma Arrazi

TIRANË- Erdgys Arrazi i kishte djegur rrobat bashkëshortes së tij, Alma Arrazit, e cila dyshohet se është vetëhedhur bashkë me tre fëmijët në lumin Buna, ku dhe u gjetën të pajetë. Gazetarja Anila Hoxha, e ftuar në “Top News”, u shpreh se kjo gjë është e vërtëtuar nga prokuroria. Hoxha shton më tej se Erdgysi kishte fshirë nga telefoni të gjitha bisedat që kishte patur me Almën gjatë muajit të fundit, dhe sa herë që dilte nga banesa, i bënte “bllok” në rrjetet sociale dhe telefon që të mos e shqetësonte. Gazetarja tha gjithashtu se Erdgysi i kishte dërguar dhe një mesazh të motrës, të cilës i kishte kërkuar llogari se përse nuk i kishte treguar se Alma e kishte parë me të dashurën.

Erdgys Arrazi ndodhet i arrestuar në burgun e Reçit për akuzën “shkaktim të vetëvrasjes”, pas tragjedisë së ndodhur më 2 maj në Shkodër, ku bashkëshortja e tij Alma Arrazi dyshohet se u vetëhodh bashkë me tre fëmijët në lumin Buna. Paraprakisht dyshimet janë se ka qenë dhuna e bashkëshortit që e ka shtyrë nënën e tre fëmijëve të bëjë këtë akt makabër, por deri më tani, 32-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat duke u shprehur se e shoqja vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Poll

MOS HUMB