
Jasir Asani di të shënojë vetëm supergola. Këtë nuk e thonë vetëm tifozët kuqezi, por edhe UEFA. Goli i fundit i shënuar ndaj Çekisë nuk mund të lihej pa u vënë në dukje në rrjetet sociale nga institucioni europian i futbollit. Në këto eliminatore, pritshmëritë janë të tilla për sulmuesin kuqezi, që nuk mjafton vetëm të shënojë. Jo! Është kusht që ai duhet të godasë nga jashtë zone me të majtën e tij potente dhe ta detyrojë portierin tërë siklet të nxjerrë topin nga porta. Ndryshe fansave nuk u mbushet syri.
Sulmuesi 28-vjeçar e priste shumë një ftesë për të veshur fanellën kuqezi. Ëndrra e tij u bë realitet me ardhjen e Silvinjos. Trajneri brazilian dhe stafi i tij ishin në kërkim të një sulmuesi majtosh që luan i pozicionuar në krahun e djathtë.
Dhe gjetën Asanin. Shqiptari nga Shkupi, i cili ishte transferuar në kampioantin koreano-jugor me ekipin e Gvangjusë. që në javët e para, ai fitoi zemrat e tifozve të ekipit me lojën dhe golat e tij. Trajenri Silvinjo tregoi se po të mos jetonte në Shqipëri, nuk do ta kishte zbuluar lojtarin. Por kur e pa, ai dhe stafi u dashuruan me lojën e tij.
Fanellën kuqezi, shkupjani e veshi në moshën 20 vjeç e 8 muaj, kur debutoi me Shpresat e Redi Jupit. Asani priti 7 vite e dy muaj që të grumbullohej me ekipin e parë. Sfida e tij e parë ishte kundër Polonisë në Varshavë, kur kuqezinjtë u mundën minimalisht. Goli i parë kuqezi erdhi në ndeshjen pasardhëse në "Air Albania" kundër Moldavisë 3 muaj më pas. Normalisht një perlë që e la portierin Railean pa lëvizur!
Kjo ishte edhe rrjeta e parë e kuqzinjve në këto kualifikuese.
Në sfidën e radhës kunfër Ishujve Faroe, ai dha një asist në golin e parë të Nedim Bajramit. Po ashtu, edhe ndaj Cekisë, i dha pasimin e duhur sërish Bajramit për të shënuar golin e barazimit. Më 10 shtator kundër Polonisë në "Air Albania" i realizoi një supergol portierit të Juventusit Vojçieh Zhezni.
Edhe kundër çekëve në Tiranë ishte ai protagonist. Zhbllokoi rezultatin dhe dha asist në golin e dytë të Seferit.
Asnjë si Asani, 3 gola dhe 3 asite në 6 takime në këto kualifikuese. I pazëvendësuseshëm për Silvinjon! Është e dukshme se suksesi i Shqipërisë në këto kualifikuese, nuk do të kishte ardhur pa të majtën e Asanit./Zëri.ai