Video

Atentati me 4 të plagosur në Lundër, autorët lanë ADN-në në vendngjarje

Grupi hetimor ka gjetur disa sende mbi një gardh metalik shumë pranë vendit ku u bë atentati ku dhe dyshohet se autorët kanë qëndruar për disa orë në pritje të mjetit ku ndodheshin fëmijët dhe shoferi.

F.m
Atentati me 4 të plagosur në Lundër, autorët lanë
Foto nga vendngjarja

TIRANË- Hetuesit kanë tashmë një pistë sesi mund të zbardhin atentatin në Lundër, ku nga breshëria e plumbave u plagosën 2 djemtë e pronarit të kompanisë "Pelikani Security", përkatësisht 11 dhe 17 vjeç, shoferi i familjes dhe një shok i djemve, 19-vjeç. Grupi hetimor ka gjetur disa sende mbi një gardh metalik shumë pranë vendit ku u bë atentati ku dhe dyshohet se autorët kanë qëndruar për disa orë në pritje të mjetit ku ndodheshin fëmijët dhe shoferi.

Në këto sende, hetuesit kanë zbuluar edhe kampionë ADN-je që do të futen në databazë për të parë nëse ka përputhje me ndonjë person tjetër, që është vënë në pranga ose që është skeduar më parë. Teksa kanë qenë në vendin e ngjarjes, hetuesit kanë kryer edhe disa eksperimente hetimore për të zbuluar itineratin e përshkruar nga autorët. Autorët dyshohet se kanë ndjekur mjetin tip 'G Class', ku po udhëtonin Arens Stafa, 34 vjeç, Kian Mullaj, 19 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç dhe Dior Demiraj, 11 vjeç. Të katërt po ktheheshin nga festa e ditëlindjes së 11-vjeçarit që e festuan në Pjezë të Durrësit. Autorët dyshohet se kanë kaluar përmes Vishnjes, Picallës, Saukut, Mjullës, Liqenit të Farkës dhe rrugës së agallarëve. Nga aty kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas plagosjes së 4-fishtë dy atentatorët e armatosur me dy kallashnikovë dhe me motorin e përdorur për atentatin udhëtuan deri në fshatin Fikas, Elbasan ku braktisën motomjetin e më pas janë zhdukur pa gjurmë.

Poll

MOS HUMB