Video

Erion Braçe akuzon ish-drejtuesen e njësisë 5 si sabotatore

Në një mesazh të publikuar nga Hashtag dhe të dërguar nga Braçe në grupin e socialistëve, vihet re revolta dhe akuza e deputetit për Shehun, të cilën e akuzon se po saboton zgjedhjet në njësinë e tij.

F.m
Erion Braçe akuzon ish-drejtuesen e njësisë 5 si sabotatore
Anila Shehu dhe Erion Braçe

TIRANË- Në njësinë numër 5 të Partisë Socialiste ka nisur një ‘luftë’ e brendshme mes deputetit Erion Braçe dhe ish-drejtueses së selisë rozë në këtë njësi Anila Shehu. Në një mesazh të publikuar nga Hashtag dhe të dërguar nga Braçe në grupin e socialistëve, vihet re revolta dhe akuza e deputetit për Shehun, të cilën e akuzon se po saboton zgjedhjet në njësinë e tij.

Braçe shprehet se Shehu është duke e copëtuar PS në këtë zonë dhe se po kërcënon kryetarët e anëtarët e PS edhe me vendin e punës. Ai shton se do të bëjë një kallëzim penal për Shehun, nëse vijon këtë mision. Deputeti Erion Braçe u soll nga qarku i Fierit në Tiranë dhe prej disa javësh ndan episode pakënaqësie për mënyrën sesi u transferua në këtë garë.

Poll

MOS HUMB