Video

Gramos Rexhepi mohon të ketë gisht në vrasjen e Jani Prengës

Ai mohon të jetë Gramosi që del në përgjime, madje ka kërkuar që Prokuroria t’i publikojë ato dhe të bëjë edhe një ballafaqim mes tij dhe vëllait të Jani Prengës.

F.m
Gramos Rexhepi mohon të ketë gisht në vrasjen e Jani Prengës
Jan Prenga dhe Gramos alias Dritan Rexhepi

TIRANË- Gramos alias Dritan Rexhepi ka mohuar të ketë lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2020. Për herë të parë pas ekstradimit në Shqipëri, Rexhepi u është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve në gjykatë. Për akuzat e ngritura, Rexhepi thotë se është vënë në dijeni nga familjarët e tij, më konkretisht bashkëshorti i motrës së tij, Dorjan Velaj.

Ai mohon të jetë Gramosi që del në përgjime, madje ka kërkuar që Prokuroria t’i publikojë ato dhe të bëjë edhe një ballafaqim mes tij dhe vëllait të Jani Prengës. Gramos Rexhepi gjithashtu ka mohuar lidhjen me Gentian Funiqin, i cili akuzohet se dha urdhrin për rrëmbimin e Jan Prengës në janar 2020. Edhe për Martin Bletën e Korado Gështenjën thotë se nuk i ka dëgjuar kurrë dhe nuk ka pasur asnjëherë kontakt me ta. Mbrojtjen e tij, Gramoz Rexhepi është shprehur se ka tentuar ta bëjë edhe nga arratia. Ai ka rrëfyer se ka folur dhe me gazetarin Artan Hoxha, të cilit i ka dërguar disa foto për të treguar se në momentin që ndodhi ngjarja, ai ishte i izoluar në burgun e Ekuadorit. Nga ana tjetër, prokuroria ka paraqitur në gjykatë biseda të reja të dala nga aplikacioni SKYECC, komunikime të zhvilluara mes Rexhepit dhe Altin Hajrit, që është gjithashtu në kërkim për të njëjtin krim. Jan Prenga, u rrëmbye dhe u vra në janar të vitit 2020 në Kamëz. Ai u transportua në kompleksin “Golden” të Altin Hajrit ku dhe u dhunua për vdekje. Trupi i tij nuk u gjet kurrë. Shkak është raportuar se është bërë zhdukja e një sasie droge në Londër nga vëllai i Jani Prengës. Por edhe këtë gjë, Rexhepi e mohon duke thënë se nga burgu nuk ka bërë kurrë trafik droge dhe për rrjedhojë nuk ka qenë i përfshirë në asnjë ngarkesë. Madje ai mohon të ketë dëgjuar ndonjëherë emrin e Altin Hajrit.

Poll

MOS HUMB