Video

Hashashi i "rikthehet" Lazaratit

Tashmë, bima e ndaluar do të kthehet, por në një format tjetër dhe për qëllime të tjera.

F.m
Hashashi i "rikthehet" Lazaratit
Foto Ilustruese

TIRANË- Qeveria ka përzgjedhur vendet për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit, me qëllime industriale dhe mjekësore, duke përjashtuar tokat me rendiment të lartë bujqësor; siç është Myzeqeja, Devolli e Plasa në Korçë. Kanabisi do të kultivohet dhe përpunohet në dhjetra zona kadastrale nga Malësia e Madhe në Gjirokastër; madje dhe në fshatin Lazarat, atje ku u desh ndërhyrja e Policisë së Shtetit për të zhdukur kultivimin e kanabisit që trafikohej edhe jashtë vendit. Tashmë, bima e ndaluar do të kthehet, por në një format tjetër dhe për qëllime të tjera. Qeveria ka përcaktuar në një vendim të veçantë edhe elementët e sigurisë që duhet të aplikohen për mbrojtjen e sipërfaqeve të kultivimit të kanabisit mjekësor por edhe transportit të lëndëve të para me automjete të dedikuara. Sipërfaqet e mbjella duhet të monitorohen 24 në 24 me kamera me specifika të veçanta. Transporti duhet të kryhet me mjete të mbyllura që sigurojnë që ato të mos jenë të dukshme ose të identifikueshme nga jashtë automjetit dhe duhet të shoqërohen me procesverbalin përkatës për sasinë dhe llojin e produktit që transportohet. Makinat duhet të jenë të pajisura me GPS teksa për çdo raste lëvizje të bimës apo fidanit duhet të lajmërohen strukturat shtetërore 5 ditë para.

Poll

MOS HUMB