
TIRANË- Një shpërthim eksplozivi ka tronditur Lezhën në orët e para të 14 marsit. Lënda plasëse u vu në lokalin “Amigo” që rezulton të jetë në pronësi të Ilir Markvukajt. Nga shpërthimi nuk raportohet të ketë persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Hetimet paraprake tregojnë se kamerat kanë pikasur autorin e maskuar i cili ka vendosur lëndën plasëse para derës së lokalit dhe është larguar në këmbë. Vetë biznesmeni Markvukaj ka rrëfyer se nuk ka konflikte. Ai ka qenë i arrestuar më herët për organizimin e trafikut të 25 kg kanabis drejt Kosovës. Markvukaj njihet si biznesmen në Lezhë, pasi zotëron një palestër, bar-kafe dhe një fermë me kafshë.