Video

I dyshuar për lidhje me ISIS, pranga Visar Avdylit

Ai kërkohej për një vrasje të ndodhur në vitin 2021 në Oslo, ku i vrarë mbeti Hamse Adan

F.m
I dyshuar për lidhje me ISIS, pranga Visar Avdylit
Visar Avdyli

KOSOVË- Visar Avdyli, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Norvegjisë për vrasje, është arrestuar në Ferizaj. Ai kërkohej për një vrasje të ndodhur në vitin 2021 në Oslo, ku i vrarë mbeti Hamse Adan. Më herët në pranga është vënë dhe vëllai i tij Valon Avdyli, në Turqi. Dy vëllezërit janë dënuar për bashkëpunim e lidhje me organizatën terroriste ISIS, për të cilën kishte humbur jetën edhe vëllai tjetër i tyre, Egzon Avdyli. Dy vëllezërit kanë qenë të dënuar dhe më parë për terrorizëm në Norvegji. Në vitin 2016, dy vëllezërit u bënë të parët në Norvegji që u dënuan sipas seksionit të ri të terrorizmit. Valon Avdyli u dënua për pjesëmarrje në organizatën terroriste ISIS, ndërsa Visar Avdyli u dënua se kishte tentuar t'i ofronte mbështetje materiale ISIS-it përmes vëllait të tretë, Egzon Avdylit.

 

Poll

MOS HUMB