Video

Gjendet trupi i pajetë i Ardit Beshirit

rdit Beshiri kërkohej që prej 3 majit dhe vetëm sot kufoma e të riut, u gjet nga Ushtria e Kosovës, e cila iu shtua grupeve të kërkim-shpëtimit më 7 maj.

F.m
Gjendet trupi i pajetë i Ardit Beshirit
Ardit Beshiri

TIRANË- Është gjetur sot trupi i pajetë i 29-vjeçarit, Ardit Beshiri, i riu të cilin e zuri poshtë një masiv dheu teksa ishte duke gërmuar me fadromë në vendin e quajtur Qafa e Burrelit. Ardit Beshiri kërkohej që prej 3 majit dhe vetëm sot kufoma e të riut, u gjet nga Ushtria e Kosovës, e cila iu shtua grupeve të kërkim-shpëtimit më 7 maj.

Ngjarja ndodhi në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, afër fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos, kur ndodhi një rrëshqitje masive dheu në një distancë prej rreth 2 km. Gjatë këtij momenti, në vendngjarje ishte duke punuar Arditi dhe si pasojë e rrëshqitjes, 29-vjeçari është zënë dhe mbuluar nga masivi i dheut dhe inerteve. Në pranga ka rënë drejtuesi teknik i punimeve, ndërsa po hetohen shkaqet e ngjarjes fatale.

Poll

MOS HUMB