Video

Sherri për një vajzë! Vritet shqiptari në Itali

Ata e kishin lënë të takoheshin me Vladimir Leshin në vendin e krimit, ku ky i fundit kishte mbërritur nën shoqërinë e dy personave të tjerë.

F.I
Sherri për një vajzë! Vritet shqiptari në Itali
FOTO ILUSTRUESE

ITALI-Një konflikt mes shqiptarësh në Itali ka përfunduar në vrasje. Vladimir Lleshi, 35 vjeç ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me thikë. Ndërsa një 21-vjeçar shqiptar është gjetur nga policia i plagosur dhe dyshohet se është lënduar teksa përpiqej që të ndihmonte viktimën. 21-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sherri kishte lindur për shkak të një vajze. Ata e kishin lënë të takoheshin me Vladimir Leshin në vendin e krimit, ku ky i fundit kishte mbërritur nën shoqërinë e dy personave të tjerë. Kjo çoi në një grindje që rezultoi fatale për 35-vjeçarin.


Dy të rinj shqiptarë të moshës 17 dhe 19 vjeç, janë aktualisht nën hetim si të dyshuar, ndërsa thika e përdorur në sulm nuk është gjetur ende. Autori i dyshuar i vrasjes është ende në arrati./ZËRI

Poll

MOS HUMB