Video

Tre ditë para zgjedhjeve/ SPAK bën bilancin e krimeve zgjedhore

Për 22 materiale, Prokuroria vendosi mosfillim hetimesh ndërsa 11 të tjerë janë dërguar për verifikim në drejtorinë vendore të Policisë.

F.m
Tre ditë para zgjedhjeve/ SPAK bën bilancin e krimeve zgjedhore
Foto Ilustruese

TIRANË- SPAK ka bërë të ditur të dhënat e fundit në lidhje me krimet zgjedhore. Prokuroria e Posaçme njofton se 35 prej 123 kallëzimeve kanë kaluar për hetim, ndërsa 16 janë dërguar për kompetencë në Prokuroritë e rretheve gjyqësore.

Për 22 materiale, Prokuroria vendosi mosfillim hetimesh ndërsa 11 të tjerë janë dërguar për verifikim në drejtorinë vendore të Policisë. Nga këto 35 procedime penale të regjistruara, 20 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit, 8 janë nisur kryesisht nga SPAK, 3 kanë nisur si rezultat i kallëzimeve nga persona të ndryshëm, 2 janë referuar nga Prokuroritë e rretheve ndërsa 2 të tjerët janë bazuar në kallëzimet e subjekteve politike.

Poll

MOS HUMB