Video

Arrestohen 3 bashkëpunëtorët e Talo Çelës në Dubai

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Daka është një prej personave që ka transportuar dhe i ka siguruar kushtet e nevojshme për jetesë Talo Çelës si dhe ka luajtur rolin e vëzhguesit dhe informatorit në vrasjen e Kei Pikut.

F.m
Arrestohen 3 bashkëpunëtorët e Talo Çelës në
Ervis Daka, Maksim Koçi dhe Ado Xhika

TIRANË- Ervis Daka, 38 vjeç, Maksim Koçi 39 vjeç dhe Ado Xhika 40 vjeç janë vënë në pranga në Dubai pasi akuzohen se kanë ndihmuar të shumëkërkuarin e drejtësisë, Talo Çela, në mënyrë që tu shpëtojë prangave. Të tre ishin shpallur në kërkim si pjesë e dosjes “Revanshi” edhe për marrjen pjesë në krime të tjera.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Daka është një prej personave që ka transportuar dhe i ka siguruar kushtet e nevojshme për jetesë Talo Çelës si dhe ka luajtur rolin e vëzhguesit dhe informatorit në vrasjen e Kei Pikut. 38-vjeçari gjithashtu ka siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e Arjan Spahiut. Ndërsa Koçi akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Klevis Kapllanit si dhe ka siguruar kushtet për vrasjen e dy personave të tjerë. Ado Xhika akuzohet se ka ndihmuar personat që kryen atentatin e fundit me snajper kundrejt Ardian Çapjas. Ai gjithashtu ka shoqëruar një gazetar me qëllim intervistimin e Talo Çelës. Tashmë pritet ekstradimi i tyre. Nga ana tjetër, nuk ka asnjë gjurmë nga Talo Çela që prej arrestimit të Nuredin Dumanit. Emri i tij lakohet si pjesëmarrës në një sërë krimesh, por deri më tani nuk është përballur me drejtësinë dhe ka pasur teori të shumta, qoftë për vrasjen apo vetëzhdukjen e tij.

Poll

MOS HUMB