
TIRANË- Numërimi mbrapsht ka filluar dhe forcat politike kanë dhe dy ditë kohë të kapin objektivat e tyre për 11 majin. Partia Demokratike ka njoftuar e para se do të mbyllë fushatën elektorale ditën e premte më 9 Maj në orën 19:00 në Bulevaridin e Ri. Partia Socialiste po ashtu ka njoftuar mbylljen e fushatës në Tiranë, po në orën 19:00 pranë Parkut Olimpik. Ditë e fundit të fushatës nuk po kalojnë pa probleme, ku denoncimet për presion në këmbim të votës kanë ardhur nga qytete të ndryshme. Në Prokurorinë e Përgjithëshme në harkun e një jave janë regjistruar 44 kallëzimeve penale që kanë të bëjnë me krimet zgjedhore. Nga të gjitha kallëzimet, 9 pre tyre janë bërë nga SPAK, 19 prej Policisë Gjyqësore dhe të tjera të denoncuara nga partitë politike, apo dhe nga qytetarët. Rasti i fundit është ai nga burgu i Fushë Krujës, ku një i burgosur akuzon drejtorin Apostol Luca, se po ushtron presione në këmbim të votës, për kandidatin e PS.
Vota e emigrantëve nga Greqia vijon të mbetet problem, ku PD i është drejtuar me një shkresë KQZ duke kërkuar një audit të menjëhershëm ndërkombëtar të logjistikës së transportit dhe dorëzimit të zarfeve nga Shqipëria në Greqi dhe anasjelltas. Opozita kërkon hetim penal nga SPAK për blerje votash dhe përfshirje të PS në shpërndarje votash. Për PS shqetësues është numri i shqiptarëve që e kanë marrë zarfin, por nuk e kanë nisur për në Shqipëri. Socialistët u ka bërë thirrje shqiptarëve në diasporë që të dorëzojnë vetë në pikat zarfet me fletët e votimit pasi ditët po shkurtohen. Me një vendim të fundit të Qeverisë të gjithë zgjedhësit brenda territorit shqiptar që kanë dokumente identifikimi të skaduara do mund të votojnë në zgjedhjet e 11 majit. Afati i vlefshmërisë së mjeteve të identifikimit, letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike që përfundojnë në datën 11 maj 2025 është shtyrë deri në datën 31 maj 2025./ZËRI