Video

Burri dhunon gruan dhe fëmijët, qëlloi me armë edhe Policët

Alla në momentin që ka parë punonjësit e Policisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre

F.I

Burri dhunon gruan dhe fëmijët, qëlloi me armë edhe

TIRANË-Një ngjarje kriminale në një familje në fshatin Kus, Tiranë është parandaluar në kohë. Në pranga është vendosur 45-vjeçari Luan Alla i cili dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët e tyre të mitur, si dhe posedonte një armë zjarri. Alla në momentin që ka parë punonjësit e Policisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe më pas është larguar në drejtim të një zone të pyllëzuar. Efektivët janë vënë në ndjekje të tij dhe pas gati 2 orë kërkimesh në pyll kanë arrestuar Allën. Në cilësinë e provës materiale 45-vjeçarit i është sekuestruar arma e zjarrit kallashnikov, me fishek në fole, si dhe një thikë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB