Video

'Gërdeci'/ Familjarët e viktimave 'përplasen' me Mediun

Në këtë moment, familja Durda është kundërpërgjigjur, por janë përballur me avokatin e ish-ministrit, Ardian Visha, i cili ka kërkuar që anëtarët e familjes Durda të heshtin ose të nxirren jashtë.

Zeri
'Gërdeci'/ Familjarët e viktimave 'përplasen'
Fatmir Mediu dhe Ardian Visha

TIRANË- Ish-ministri Fatmir Mediu është përplasur me familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit që e kanë quajtur vrasës. I pranishëm në seancë, Mediu është shprehur se procesi ndaj tij po bëhet për të mbajtur gjallë një proces politik. Në këtë moment, familja Durda është kundërpërgjigjur, por janë përballur me avokatin e ish-ministrit, Ardian Visha, i cili ka kërkuar që anëtarët e familjes Durda të heshtin ose të nxirren jashtë.

Nga ana tjetër, avokatët e ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, thanë se ekspertët janë caktuar në mënyrë të njëanshme nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion dhe se ekspertët janë në kushte papajtueshmërie për të kryer aktin e ekspertimit. Ekspertët janë nga KLSH, Ministria e Drejtësisë dhe nga Ministria e Financave. Sipas avokatit Ligori, pyetjet drejtuar ekspertëve janë tërësisht juridike dhe jo teknike. Ai ka kërkuar kryerjen e një riekspertimi kontabël me 3 ekspertë të fushës, pasi sipas tij, asnjë nga të caktuarit nuk kishte licencë. Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak.

Ish-ministri u rikthye në Gjykatë nga denoncimi i një familjeje nga Gërdeci, fshati i tragjedisë së 15 marsit ku nga shpërthimi humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë./ZËRI

Poll

MOS HUMB