Video

Fundosi ARMO-n, "Hija e zezë" del pronar te inceneratori i Tiranës

Inceneratori i Tiranës ka ndryshuar disa herë pronësi, aktualisht pronarët janë tre, italiani Alberto Presezzi ka 40%, 20% në pronësi të një kompanie offshore në virgin island, pjesa më e madhe e të cilës është në dorën e Giuseppe Cafaglione, ndërsa 40% tjetër është në pronësi të Blerim Hoxhës.

F.m
Fundosi ARMO-n, "Hija e zezë" del pronar te inceneratori i
Blerim Hoxha

TIRANË- Blerim Hoxha, administratori i Tosk Energji nga viti 2016 deri në prill të vitit 2022, kompania që çoi ARMO-n drejt falimentit, është shfaqur si pronar i 40% të inceneratorit të Tiranës, përmes kompanisë ICARE Energy. Tosk Energji është kompania që erdhi në vendin tonë me misionin se do të shpëtonte rafinerinë nga borxhet dhe do të rigjallëronte prodhimin, por i rëndoi edhe më shumë ato, duke lënë pas qindra punonjës të papaguar, rroga që u paguan nga qeveria më vonë. ARMO më pas falimentoi dhe çmontua për skrap. Sot Tosk Energji është nën sekuestro nga administrata tatimore për shkak të detyrimeve të papaguara në shtet.

Blerim Hoxha është shtetas Kosovar, ka lindur në Suharekë, Kosovë me 12 prill të vitit 1983 dhe u rikthye në Tiranë përmes kompanisë ICARE Energy me bazë në Zvicër. ICARE Energy rezulton se në Tiranë, ka si adresë katin e shtatë në qendrën e biznesit Aba Business Center. Gazetari Klodian Tomorri raportonte një vit më parë se në fakt, kjo adresë që kompania deklaron në ekstraktin e QKB është gabim, pasi në katin e 7-të të ABA Business Center i ka zyrat një tjetër kompani. Adresa e vërtetë e ICARE Energy deri pak kohë më parë ka qenë kati i 8-të i ABA Business Center, në të njëjtën zyrë me kompaninë Balkan Energy, që ka për pronar Skënder Sulaj dhe administrator biznesmenin Besnik Sulaj, i njohur ndryshe dhe si Besi i Tajvanit.

Inceneratori i Tiranës ka ndryshuar disa herë pronësi, aktualisht pronarët janë tre, italiani Alberto Presezzi ka 40%, 20% në pronësi të një kompanie offshore në virgin island, pjesa më e madhe e të cilës është në dorën e Giuseppe Cafaglione, ndërsa 40% tjetër është në pronësi të Blerim Hoxhës me kompaninë ICARE Energy, një personazh që nuk dihet se nga doli, por duke qenë se ligji shqiptar nuk e ndalon ndryshimin e përfituesve dhe pronarëve fundorë, kanë ndodhur dhe këto ndryshime.

 

Poll

MOS HUMB