
TIRANË- “Lajmi i mirë” që u propagandua kudo nga Banka e Shqipërisë, se të gjithë ata që kanë rënë pre e skemës së mashtrimit të mikrokredive, duket se ka qenë vetëm një farsë që të qetësonte qytetarët që janë në listën e kredive të këqija. Hike Laci u orientua në një tjetër zyrë që nuk mbante as emër dhe as tabelë, që ndodhej përballë Tajvanit. Aty e plotësoi formularin e ankimimit, por vetëm pak ditë më vonë, iu kthye kurrizi! Në një përgjigje zyrtare, Banka e Shqipërisë i drejtohet Hike Lacit dhe i shkruan se procedurat e ndjekura nga përmbaruesit, janë përtej kompetencave dhe funksioneve të Bankës së Shqipërisë në rolin e autoritetit mbikëqyrës të sistemit bankar. Hike Laci sot gjendet në një situatë mjaft të vështirë, ajo as nuk punësohet dot diku pasi i është bllokuar llogaria bankare dhe për rrjedhojë është në kushte mbijetese. Bashkëshorti i Hike Lacit, Liman Laci ka marrë një kredi konsumatore tek Raiffeisen Bank, të cilën e ka shlyer, por vite më vonë, është telefonuar nga Micro Credit Albania dhe sot i kërkohen 18 milion lekë. Pa harruar këtu dhe faktin që Hike Laci nuk mund të bëjë asnjë lëvizje në llogarinë bankare, pasi i sekuestrohen nga përmbaruesit. Pra, problemi i zonjës Laci është me Micro Credit Albania, një institucion që nuk operon më në tregun shqiptar, pasi Prokuroria lëshoi nëntë masa sigurie dhe dosjet e të cilit janë në duart e Bankës së Shqipërisë dhe nuk ka se si të mos jetë kompetencë e këtij institucioni! Ndërsa qytetari tjetër, Vladimir Kamberi, pasi i është bërë një kontroll i imtësishëm dhe i është marrë telefoni, Ladi është përzënë duke i thënë të shkojë në disa zyra inekzistente në “Rrugën e Dibrës” dhe “Rrugën e Barrikadave”. Përfundimi: Thirrja e Bankës së Shqipërisë është një blof i madh, nuk ka asnjë zgjidhje për këta qytetarë! Të vetmet lëvizje që po shohim deri tani janë ato nga Prokuroria e Tiranës. Dosjet të ndryshme përcillen nga Ministria e Drejtësisë tek Prokuroria, ndërsa Banka e Shqipërisë ‘hedh topin’ kudo, vetëm përgjegjësi nuk mban!