Video

Dorëhiqet kryebashkiakja e komanduar e Himarës

Tashmë sipas ligjit për funksionimin e pushtetit vendor, do të jetë sërish Këshilli Bashkiak i Himarës që do të mblidhet për të votuar edhe njëherë për të zgjedhur një tjetër kryetar të komanduar.

F.m
Dorëhiqet kryebashkiakja e komanduar e Himarës
Blerina Bala

HIMARË- Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Himarës, Blerina Bala ka dhënë dorëheqjen nga posti që ka marrë vetëm pak muaj më parë si pasardhëse e Jorgo Goros. Përmes një letre Bala shkruan se arsyeja e largimit të saj nga ky post ka të bëjë me gjëra në jetën e saj personale që kërkojnë vëmendje të plotë. Tashmë sipas ligjit për funksionimin e pushtetit vendor, do të jetë sërish Këshilli Bashkiak i Himarës që do të mblidhet për të votuar edhe njëherë për të zgjedhur një tjetër kryetar të komanduar. Aktualisht, emrat që po qarkullojnë në radhët e socialistëve janë Arqile Bollano dhe Perivan Gjikuria, i cili "garoi" kundër Balës.

Poll

MOS HUMB