
TURQI- Pamjet e një tifozeje femër, e xhiruar gjatë ndeshjes së kombëtares së volejbollit Turqi-SHBA kanë shkaktuan bujë në Turqi. Aq sa kanali televiziv "TRT Spor" u detyrua të kërkonte falje publike për pamjet e transmetuara. Në pamje, e reja feston fitoren 3-2 të Turqisë ndaj SHBA-ve. Por në moment dekoltja e "tradhëton".
E gjithë skena u filmua, ndaj "TRT Spor" u detyrua të kërkonte falje.
"Regjinë dhe kamerat i kemi marrë nga kanali amerikan që transmetoi ndeshjen. Të gjitha pamjet e transmetuara nga TRT Sports ishin në transmetim live nga kanali amerikan pa mundësi ndërhyrjeje. Prandaj këto imazhe, të cilat janë krejtësisht kundër politikave tona, vijnë nga kanali amerikan,”-shkruhet në kërkesën e faljes.
Sipas mediave turke, vajza e re ka marrë kërcënime dhe mesazhe fyese në rrjetet sociale dhe është detyruar të mbyllë llogaritë e saj./ZËRI