Video

Donte të linte një mesazh, incidenti sikletos Putin

Putin vizitoi ekspozitën e teknologjisë së informacionit, ku organizatorët i kërkuan kreut të shtetit t'u lërë një mesazh novatorëve, ashtu siç e do edhe tradita. 

k.m.
Donte të linte një mesazh, incidenti sikletos Putin
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin pati një problem me stilolapsin kur donte të shkruante një mesazh në një ekspozitë në Yakutsk! Para se të nisej për në Korenë e Veriut, Putin vizitoi ekspozitën e teknologjisë së informacionit, ku organizatorët i kërkuan kreut të shtetit t'u lërë një mesazh novatorëve, ashtu siç e do edhe tradita. 

Por diçka ndodhi dhe Putinit nuk i shkruante stilolapsi. Edhe pse tentoi disa herë nuk ia doli dot që të linte mesazhin e tij, ndaj edhe u detyrua që të kërkonte ndihmë nga ata që kishte rreth tij. 

"Nuk do të funksionojë! Më jep diçka tjetër,"- komentoi Putin.

MOMENTI ME VIDEO: 


Disa persona që ishin pranë tij i ofruan menjëherë një stilolaps, ndërsa rojet e sigurisë ishin vigjilentë. Pas Yakutskut, presidenti rus po shkon për një vizitë dyditore në Korenë e Veriut, duke shënuar udhëtimin e parë në atë vend pas 24 vitesh./ZËRI

Poll

MOS HUMB