Video

Videoja e sherrit në familjen mbretërore u publikua nga Princ Leka

Pamjet i ka dërguar në kancelari për t’i kaluar në usb. Kur prokuroria i ka kërkuar celularin Blertës, ajo ka deklaruar se e ka futur në lavatriçe.

F.m
Videoja e sherrit në familjen mbretërore u publikua nga Princ Leka
Elia Zaharia dhe Princ Leka

TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka dalë në konkluzionin se videoja që tregonte sherrin në familjen mbretërore ka dalë nga vetë princ Leka, i cili ishte krijuesi dhe poseduesi i këtij materiali filmik. Celulari është kërkuar nga prokuroria por ky i fundit nuk e ka dorëzuar, duke deklaruar se e ka thyer nga stresi. Nga verifikimet ka rezultuar se kjo video i është dërguar mikeshës së tij me të cilën dyshohet se është në lidhje, Blerta Celibashi. Kjo e fundit pasi ka marrë videon, pamjet i ka dërguar në kancelari për t’i kaluar në usb. Kur prokuroria i ka kërkuar celularin Blertës, ajo ka deklaruar se e ka futur në lavatriçe. Është bërë verifikimi në kancelari, por punonjësja që ka asistuar Blertën ka thënë që është fshirë dhe nuk ka pasur mundësi ta shpërndajë. Në këto kushte janë pushuar hetimet, por Prokuroria bën përgjegjës Princ Lekën pasi pamjet e shpërndara në media janë më të gjata se ato që ka prokuroria.

Përsa i përket sherrit, Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet dhe ka dërguar për gjykim Princ Lekën, ish-bashkëshorten e tij Elia Zaharian dhe babanë e kësaj të fundit Gjergj Zaharia, më 8 qershor. Princ Leka, ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babai i kësaj të fundit, Gjergj Zaharia, akuzohen për dhunë në familje./ZËRI

Poll

MOS HUMB