Video

Investigimi/ Roja bregdetare greke por vret emigrantët

Autoritetet greke janë akuzuar shpesh se po bëjnë kthime të detyruara të emigrantëve, duke i shtyrë drejt Turqisë.

F.m
Investigimi/ Roja bregdetare greke por vret emigrantët
Anije

TIRANË- Një investigim i BBC, ka zbuluar se si roja bregdetare greke ka shkaktuar vdekjen e dhjetra emigrantëve në Mesdhe gjatë 3 viteve të fundit, duke i hedhur në det. Një pjesë e emigrantëve janë hedhur qëllimisht në det nga roja bregdetare, e të tjerë janë lënë aty apo nuk janë shpëtuar pasi janë dëbuar me forcë nga ujërat territoriale greke. BBC ka analizuar 15 incidente të periudhës 2020-2023, që rezultuan në 43 vdekje. Autoritetet greke janë akuzuar shpesh se po bëjnë kthime të detyruara të emigrantëve, duke i shtyrë drejt Turqisë. Një burrë nga Kameruni ka rrëfyer për BBC se në momentin që kishin mbërritur në tokën greke, policë të veshur me rroba të zeza dhe maska i kanë rrahur dhe hedhur në det. Roja bregdetare greke është kritikuar edhe më parë për rolin e saj në mbytjen më të madhe të emigrantëve në Mesdhe për një dekadë.

Poll

MOS HUMB