Video

Efektivët duhet të vetëdeklarojnë kontaktet me kriminelët

Sipas Rrumbullakut, procesi i verifikimit të integritetit do të nisë me vetëdeklarimin e punonjësve të Policisë së Shtetit lidhur me të dhënat për sigurinë.

F.m
Efektivët duhet të vetëdeklarojnë kontaktet me
Efektivët e Policisë së Shtetit

TIRANË- Çdo efektiv policie do të duhet të vetëdeklarojë dënimin, vendosjen nën hetim, shkeljen e rregullave apo pasja e kontakteve dhe pranimi apo shkëmbimi, i parave, favoreve, dhuratave e pasurive nga persona të përfshirë në krimin e organizuar. ky vendim është marrë me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, që ka firmosur urdhrin “Për miratimin e ‘Formularit të vetëdeklarimit’ mbi verifikimin e integritetit të punonjësve të strukturave të Policisë së Shtetit”. Sipas Rrumbullakut, procesi i verifikimit të integritetit do të nisë me vetëdeklarimin e punonjësve të Policisë së Shtetit lidhur me të dhënat për sigurinë. Procesi i vetëdeklarimit do të zgjasë deri më 30 qershor dhe punonjësit e Policisë së Shtetit do të deklarojnë edhe ndërprerjen e marrëdhënieve juridike të punës me Policinë e Shtetit, për plotësim të pasaktë ose të dhëna të pavërteta në formularin e vetëdeklarimit.

Poll

MOS HUMB