
TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është dënuar me 2.8 vite burg. Vendimi u mor gjatë seancës që u mbajt sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Aktualisht Dako ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ndërkohë Fiqiri Farruku, Ardian Bulku dhe Fatmir Ejupi u dënuan me nga 2 vite burg, por gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit me burg për të tre duke e konvertuar në shërbim prove. Dako u vu në pranga në qershor të vitit të kaluar dhe u hetua për dy raste shpërdorimi detyre, për ndërtimin e pallatit 11-katësh dhe për projektin “Promenadë Bregdetare”.